Më 13 janar shënojmë Ditën e Kinemasë Bullgare. Data nuk u zgjodh rastësisht – më 13 janar të vitit 1915 ishte shfaqja e parë e filmit të parë artistik bullgar “Bëllgaran është galant” të Vasill Gendovit – skenarist, regjisor dhe artist në film. Veprimtaria u zhvillua në Teatrin Modern të kryeqytetit. Kopja e komedisë së heshtur bardhë e zi është e humbur dhe për të dëshmon vetëm një fotografi dhe komente reklamash. Gendov la vepra të tjera, ndër të cilat është filmi i parë kushtuar Vasil Levskit – “Rebelimi i skllevërve” nga viti 1933, i cili është filmi i parë “folës” bullgar.
Dita shënohet që nga viti 2005 me iniciativë të Qendrës Kombëtare të Filmave.
Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..
Autorë dhe figura kulturore bullgare përfaqësojnë vendin tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig. Mes tyre është poeti, shkrimtari, kompozitori dhe muzikanti Emanuill Vidinski, i cili sot, 28 mars, do të marrë pjesë në diskutimin "Midis..
“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa..