Nga 13 deri më 16 janar 2022 Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve dhe Agjencia Ekzekutive e Mjedisit organizojnë regjistrimin e 46-të me radhë të shpendëve ujorë dimërues në Bullgari. Më se 100 vullnetarë dhe anëtarë të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve do të përfshihet në këtë veprimtari.
Regjistrimi do të mbulojë më shumë se 200 ligatina, duke përfshirë brigjet e Danubit dhe Detit të Zi, si dhe të gjitha digat dhe pellgjet e mëdha në brendësi të vendit, ku shpendët e ujit kalojnë dimrin. Pjesëmarrësit do të raportojnë për numrin, speciet dhe shpërndarjen e shpendëve.
Gjatë po kësaj periudhe do të numërohen shpendët në pothuajse të gjitha vendet evropiane dhe në shtetet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme.
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..