Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trazira para Parlamentit në shenjë proteste ndaj masave anti-epidemike

| rinovuar më 22-01-12 4.06.MD
Foto: Darina Grigorova

Mijëra njerëz nga i gjithë vendi iu bashkuan një proteste kombëtare kundër Certifikatës së Gjelbër dhe masave anti-epidemike, organizuar nga Partia “Vëzrazhdane”. Të pakënaqurit bllokuan lëvizjen në bulevardin qendror “Car Osvoboditell”. Dhe për momentin janë drejtuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Tensionet mes protestuesve dhe policisë dhe xhandarmërisë që i ruanin u përshkallëzuan pas thirrjeve nga folësit dhe organizatorët për të sulmuar Parlamentin. Korrespondentët e BNR-së raportuan se turma ka depërtuar kordonin e policisë dhe ndodhet përpara hyrjes kryesore të ndërtesës historike.

“Kjo që po ndodh sot është vetëm fillimi i një procesi që nuk mund të ndalet, sepse ne jemi bullgarë krenarë dhe po luftojmë jo vetëm për ne, por për fëmijët tanë, sepse ajo që kemi në këtë moment është një fashizëm shëndetësor. Është koha që të mbrojmë të drejtat tona. Rroftë Bullgaria!”, tha Conço Gançev, nënkryetar i grupit parlamentar “Vëzrazhdane” (“Ringjallja”), para një turme prej mijërash.

Gjatë aksioneve të protestës është parandaluar tentativa për të hyrë në ndërtesën e Kuvendit Popullor, në të cilin janë lënduar tetë policë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Pak para fillimit të protestës, deputetët kanë marrë instruksione për t’u larguar shpejt nga godina e Kuvendit Popullor.

“Sot, në ditën kur kemi numrin maksimal të të infektuarve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, të flitet për protestë kundër masave mbrojtëse dhe certifikatës së gjelbër është një paradoks dhe çmenduri kriminale”, tha për BGNES virologia bullgare, Prof. Radka Argirova. Sipas saj, organet kompetente ligje-zbatuese duhet të mbajnë përgjegjësi organizatorët e protestave të tilla.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 250 verëra marrin pjesë në Festivalin e Verës dhe Trashëgimisë Kulturore në Augustiada

Mbi 250 verëra po marrin pjesë në Festivalin e 12-të të Verës dhe Trashëgimisë Kulturore “Augustiada” në Stara Zagora. Ai hapet sonte në orën 17:30 me një paradë të pretendentëve për Mbretëreshën Augustiada, të grupeve folklorike dhe shoqatës për..

botuar më 24-09-27 1.58.MD

38% e të rriturve në vend janë gati të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..

botuar më 24-09-27 10.44.PD

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD