Nga java e ardhshme, karantina për pacientët me Covid-19 do të ulet nga 14 në 10 ditë dhe ata që janë në kontakt me ta do të qëndrojnë në shtëpi vetëm për një javë. Këtë qëndrim të autoriteteve shëndetësore e bëri të ditur Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Georgi Jordanov pas mbledhjes së Komitetit të sapoformuar Kombëtar të Pandemisë. “Ka një hezitim të bullgarëve për t'u vaksinuar kundër koronavirusit”, shtoi ai. Aktualisht 35.7 për qind e bashkatdhetarëve tanë janë të imunizuar dhe synimi është të arrijmë të paktën 60 për qind si në Greqi. Një detyrë e afërt e komitetit është që deri në fund të muajit të vaksinohen 500 mijë njerëz të tjerë.
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..