Rritja drastike e sanksioneve për ndotësit industrialë të mjedisit dhe kontrolli i përforcuar me pajisje dhe ekspertë - këto synime i bëri të ditur në qytetin danubian Ruse Ministri i Ekologjisë dhe Zëvendëskryeministri për politikën klimatike Borisllav Sandov. “Ideja e këtyre sanksioneve është të mos lejojnë dhe të pengojnë të ketë ndotës”, tha ai, duke shtuar se disa nga gjobat tani përbëjnë përqindje minimale të qarkullimit ditor të kompanive. Borisllav Sandov tha gjithashtu se gomat e vjetra të veturave pritet të blihen nga shteti me një çmim që i pengon njerëzit t’i djegin për të përfituar nga metalet e nxjerra.
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..