Korniza negociuese me Maqedoninë e Veriut duhet të përfshijë garanci se Marrëveshja e vitit 2017 me Bullgarinë do të zbatohet, tha në një intervistë për BGNES, ambasadori bullgar në Britaninë e Madhe, Marin Rajkov. Kjo vlen edhe për pasqyrimin e historisë së përbashkët në tekstet shkollore dhe për heqjen dorë nga pretendimet e vjetra ndaj Bullgarisë nga koha e Jugosllavisë.
Askush nuk mund ta kundërshtojë të drejtën e disa prej qytetarëve të sotëm të Maqedonisë së Veriut për t'u vetëidentifikuar si maqedonas, por nuk është e pranueshme të kundërshtohet vetëvendosja e të parëve të tyre si bullgarë. Një qeverisje që ka frikë dhe zëvendëson kujtesën historike të qytetarëve të saj nuk ka arritur demokracinë e nevojshme për të nisur negociatat me BE-në. “Korridori 8” nuk është vetëm një projekt transporti, por edhe një mesazh gjeopolitik, tha diplomati, i cili është edhe ish-kryeministër në detyrë.Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..