Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masa më të rrepta për ata që hyjnë në Bullgari nga vendet në “zonën e kuqe”

Angell Kunçev
Foto: BGNES

Kryeinspektori Shtetëror Shëndetësor AngelL Kunçev tha se vazhdo monitorimin aktiv të situatës epidemike në vend, duke përfshirë edhe përhapjen e variantit Omikron. Ai theksoi se është i gatshëm të propozojë një përditësim të masave anti-epidemike nëse është e nevojshme.

Aktualisht nuk parashikohen kufizime shtesë, me përjashtim të rritjes së kontrollit mbi qytetarët që hyjnë në vend, tha Kunçev. Për ata që mbërrijnë nga vendet e “zonës së kuqe”, përveç certifikatës së vaksinimit apo sëmundjes, do të kërkohet edhe rezultati negativ i testit PCR të kryer deri në 72 orë para hyrjes në Bullgari, në të kundërt do t’i nënshtrohen karantinës 10-ditore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Rumen Radev mbajti një leksion në Akademinë Diplomatike të Vietnamit

Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..

botuar më 24-11-26 10.21.PD

PP-DB hodhi poshtë mundësinë që Bojko Borisov të qëndrojë në krye të qeverisë

“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..

botuar më 24-11-26 8.38.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 24-11-25 7.35.MD