Nuk ka vend për improvizime mbi temën e Maqedonisë së Veriut, ka shkruar në Facebook nënkryetari i Parlamentit nga Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe ish-Ministër i Jashtëm Kristijan Vigenin. Komenti ka të bëjë me qëndrimin e Sllavi Trifonov, lider i partisë bashkëqeverisëse “Ka një popull të tillë”, i cili vendosi si kushte për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shkupit në BE heqjen e vizave amerikane për bullgarët dhe hyrjen e Bullgarisë në Shengen.
"Ruajtja e marrëveshjes së gjerë politike dhe bashkëpunimi midis institucioneve është çelësi për mbrojtjen e suksesshme të interesit bullgar," shkroi Vigenin.
Është e qartë se Bullgaria është nën presion, por marrëveshjet duhet të zbatohen. Marrëveshja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk po zbatohet. Kështu e komentoi temën bashkëkryetari i partisë në pushtet “Bullgaria Demokratike” Atanas Atanasov para televizionit Nova.Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..