Më 1 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton rrethprerjen e Zotit dhe nderon kujtimin e Shën Vasilit të Madh. Ditën e tetë pas lindjes së tij, Krishti u çua në tempull për t'iu kushtuar Perëndisë dhe për të përmbushur traditën e rrethprerjes ose pagëzimit të Dhiatës së Vjetër.
Sot nderohet kujtimi i njërit prej mësuesve të kishës dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të krishterë - Shën Vasilit të Madh. Vasili është themeluesi i një instituti bamirësie kishtare të quajtur Vasiliada, i cili zhvilloi aktivitete të mëdha sociale, shëndetësore dhe bamirëse.
Afro 127 mijë bullgarë, me emrin e shenjtorit, festojnë festën e emrit të tyre.Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..