Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zdravka Vlladova-Momçeva: Njerizimi është një mrekulli modeste, që vazhdon zinxhirin e së mirës

Zdravka Vlladova-Momçeva
Foto: radiovelikotarnovo

"Mëshira është cilësia më e çmuar njerëzore e natyrshme tek të zgjedhurit," thotë Nick Nelson, një hero letrar dhe zotëri i vërtetë prej mishi dhe gjaku. Në tregimin e saj “Mëshirë” Zdravka Vlladova-Momçeva gërsheton histori të vërteta, që të na transmetojë mesazhin e vet për njerizimin.

Në vitin 2021, në të cilën njerëzit matën me njëri-tjetrin "të vërtetat" e tyre të pandemisë, konkursi letrar "Pena fine" në Çikago zgjodhi njerizimin si temë e tij. Në këtë konkurrim krijues - me rikrijimin e dy fateve në dukje të ndryshme – të viktimës së dhunës në familje dhe të burrit që dhuron veshkën e tij - pedagogia në shkollën bullgare “Ivan Stançov” në Londër fitoi çmimin e tretë.

“E gërshetova temën në këtë mënyrë, sepse në botën tonë të ujqërve ka ende njerëz që janë të aftë për mëshira njerëzore - tregon Zdravka Vlladova-Momçeva. Të jesh i mirë me të afërmin nuk është vetëm një mesazh i krishterë - ai mund të jetë i koduar gjenetikisht, mjafton që t’i drejtohemi vetes dhe të mund të ndiejmë momentin e vërtetë, që ta shfaqim. Disa njerëz dhurojnë shumë, por bujaria e tyre nganjëherë është e diktuar nga kotësia. Derisa mëshira është një çudi e qetë, modeste, e cila e vazhdon vargun e mirësisë. Në fakt, transmetoje më tej është ideja e mëshirës.

Pas historisë së sulmit në Qerbela në vitin 2003, në të cilin u vranë pesë ushtarakë bullgarë, Zdravka Vlladova-Momçeva vendos më shumë pikënisje mendore. Dhe ne vetëm duhet të kapërcejmë distancat mes tyre për të kuptuar se për shkak të betejave me veten apo me të tjerët, ne jemi gjithmonë në fushën e betejës.

“Heroi nuk duhet të jetë detyrimisht një super hero - flet shkrimtarja për romanin e saj “Sollxhër”/Ushtarë/. Ai mund të jetë fare i zakonshëm, nganjëherë i padukshëm  dhe në të njëjtën kohë  të bëjë gjëra të jashtëzakonshme, përfshi të fitojë mbi vetveten. E krijova heroin kryesor pikërisht me një luftë të tillë të brendshme, tipike për çdo një qenie të gjallë.”

Zdravka Vlladova-Momçeva jeton mbi 20 vjet në Britaninë e Madhe. “Kam dy profesione, të cilat i mbroj - shkrimin dhe profesionin tim të një mësueseje”-thotë ajo. Për të parën dëshmojnë  krijimet e shumta, të vlerësuar me çmime për popullarizimin e gjuhës dhe kulturës amtare përtej kufirit. Kurse nevoja e dytë e saj është të “zgjojë, të predisponojë dhe lajkatojë” natyrën bullgar të nxënësve në shkollën tonë në Londër. Dhe për të frymëzuar vetëvlerësimin në mënyrë që të tjerët t'i respektojnë ata.

“Për veten time jashtë kufirit mësova se di çfarë mundem, kush jam, ku qëndroj - vazhdon Zdravka Vlladova –Momçeva. E kuptova po kështu se asnjëherë nuk do të bëhem angleze ose do të fitoj një mentalitet tjetër përveç mirësjelljes. Por, duke jetuar në Britaninë e Madhe si një bullgare nga qyteti Veliko Tërnovo - ai që më njeh e di sesa e lidhur jam pas qytetit tim të lindjes, vetëvlerësimi im është rritur, sepse këtu mund ta realizoj veten 100 për qind.”

Për Vitin e Ri Zdravka Vlladova-Momçeva u uron vetes frymëzim, që të mund të përfundojë romanin e saj të ri. Kurse bashkatdhetarëve të saj, kudo që të gjenden ata nëpër botë - shëndet dhe qetësi në situatën jo të lehtë pandemike, që të gjejnë forca dhe të vazhdojnë përpara.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: radiovelikotarnovo, schoolbgembassy.org.uk




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Asoc. Dr. Raqi Bello: Shqiptarët janë një popull tolerant dhe i vlerësojnë bullgarët

Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..

botuar më 24-07-09 7.30.PD
Doktori Stajko Stajkov

Dr. Stajko Stajkov hodhi themelet e klimatologjisë në Bullgari

Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, vendi ynë filloi të zhvillohet me ritme të shpejta për të kompensuar mungesën pesëshekullore nga harta historike e botës. Të rinjtë bullgarë diplomoheshin në universitete prestigjioze evropiane dhe ktheheshin..

botuar më 24-07-05 7.10.PD

Për jetën e mundshme në një botë pa monopole

Ndryshimet në Ligjin për Energjinë, të miratuara nga Kuvendi, shtynë fillimin e periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike për një vit tjetër – deri në 1 korrik 2025. Ndryshimet duhet të ofrojnë një mundësi graduale për..

botuar më 24-06-26 7.30.PD