Po përfundon një vit plotë sfida dhe kthesa të papritura. Pandemia ndryshoi ditët tona të përditshme dhe rirenditi prioritetet tona, ndërsa triptiku zgjedhor – peizazhin politik në vend. Covid dhe “zgjedhje” – këto ishin dy fjalët domethënëse për Bullgarinë në vitin 2021.
Çfarë ishte ky vit përmes shikimit të bullgarëve nëpër botë dhe tek ne dhe me çfarë shpresa e presin ardhjen e Vitit të Ri 2022 – ja se çfarë ndanë bashkëbiseduesit e Radio Bullgarisë.
Daniella Zekina: Njeriu nuk mund të jetoj vetëm për vetën e vet
Daniella Zekina është një piktore bullgare nga Montreali. Nga Bullgaria e ndajnë mijëra kilometra, por ajo ende e mban në zemër dhe çdo verë kthehet në vendlindjen e saj, Sofje. Megjithatë pandemia e detyroi të shkelë këtë traditë. Ajo është e bindur se sprovat që kemi kaluar, na mësuan të mbrojmë atë që në të vërtet është e rëndësishme dhe e çmueshme për ne.
“Viti ishte i rëndë jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për të gjithë botën. Mendoj, se kuptuam një gjë themelore gjatë këtij viti – pra se njeriu nuk mund të jetojë vetëm për vetën e vet, njerëzit janë të lidhur me njeri-tjetrin. Duhet të ketë një solidaritet më të madhe, një tolerancë më të madhe dhe një mirëkuptim midis nesh. Dhe jo vetëm në Bullgari, por edhe në vendet e tjera të botës.”
Rangell Vasev: E shoh veten si qytetar i Evropës
Rangell Vasev është një bullgar i cili jeton në Berlin. Ai e la punën e tij komforte në Bundestag për ta kthyer në profesion pasionin e tij për pllakat e gramafonit. Tani ai prodhon me sukses furça për pastrimin e pllakave të gramafonit. Sipas tij sot kufijtë janë një formalitet dhe na fton që edhe ne të ndahenu me stereotipat dhe me ndarjen e bullgarëve në bullgarë në Bullgari dhe përtej kufirit:
“Dëshiroj që të ndryshojmë filozofinë dhe mënyrën e të menduarit për këtë sesi të rinjtë e braktisin Bullgarinë dhe nuk kthehen. Qendra ime e jetës në moment është në Berlin, sepse familja ime është këtu. Por kontaktet tona me Bullgarinë janë shumë të ngushta dhe ne kalojmë sa më shumë kohë që është e mundur në atdhe.”
Pllamena Teneva-Man: Bullgaria të ketë një peshë më të madhe në Evropë
Pllamena Teneva-Man është bullgare, inxhiniere në një kompani ndërkombëtare. Tashmë më se 20 vjet jeton në Paris. Ajo e cakton vitin 2021 si i vështirë, por si një vit i cili çoi deri në ndryshimin e qeverisjes së vendit, të dëshiruar nga shumica e bullgarëve.
“Populli bullgar kaloi një vit të tërë duke menduar për zgjedhjet e përsëritura parlamentare. Pamë që parti të lindin dhe të rejat të vijnë në pushtet për të ndihmuar shtetin në krizë. Gëzohem se tashmë kemi një qeveri në një koalicion të katër partive. Detyra e tyre nuk është aspak e lehtë, por është historike. Ndryshimi është i brishtë por filloi! Le t’u japim një shans pushtetarëve të rinj të bëjnë ashtu, që shteti ynë të qëndrojë në këmbë gjë që e ëndërrojmë prej vitesh.”
Pllamena shpreson, që viti 2022 do të sjell stabilitet në Bullgari.
Ivana Këllvaçeva: Gjërat janë të thjeshta – secili të kryejë punën e tij
Në kryeqytetin francez jeton edhe Ivana Këllvaçeva. Shoqëruesi i saj i pandryshueshëm është fotoaparati, objektivi i të cilit kap ditën e përditshme nga një këndvështrim të papritur humorist. Ajo e përcakton vitin 2021 si një vit i ndërlikuar, por bilanci është se “ka dritë në tunel”:
“Pas tri zgjedhjeve parlamentare radhazi pres që më në fund të kemi një qeveri që funksionin mirë dhe përfaqësues më të përgjegjshëm popullorë. Gjërat janë të thjeshta. Duhet që secili të kryejë punën e vet me ndërgjegje.”
Jordan Radkev: Filluam ndërtimin e një kishte bullgare në Republikën e Afrikës së Jugut
Jordan Radkev emigroi me familjen e tij në Johanesburg në vitin 1995. Në Bullgari ishte pedagog universitar, në Republikën e Afrikës së Jugut punon si inxhinier softueri.
“Bullgaria nga këtu dukej mjaftë e hutuar. Gëzohem se më në fund kemi një qeveri dhe shpresoj se ajo të jetë e mirë dhe të ndihmojë vendin të përparojë”, thotë Jordan Radkev.
Ai ndan se pavarësisht situatës së ndërlikuar si rezultat i pandemisë viti 2021 për komunitetin bullgar në Republikën e Afrikës së Jugut u shënua me një sukses të madh. Bashkatdhetarët tanë aty realizuan ëndrrën e tyre – morën leje për ndërtimin e një kishe bullgare dhe punimet filluan që në mars.
Marin Hristov: Një vit si çdo tjetër
Muzikanti Marin Hristov – Hriste jeton në qytetin Botevgrad (Bullgari Perëndimore). Te ai lindi ideja për të popullarizuar në mbarë botën traditën bullgare e quajtur “survakane”. Ai ftoi që bullgarë dhe të huaj të fotografohen duke zbatuar zakonin “survakane” para fenomeneve dhe godinave karakteristike në vendet ku jetojnë. Pasi ata do të dërgojnë materialet e fotografuara prej tyre do të realizohet një video të tërësishme. Marin Hristov e percepton vitin të cilin po përfundon në mënyrë filozofike:
“Në çdo një moment të jetës së tij njeriu mund të nxjerrë si konkluzione pozitive, ashtu edhe negative. Kështu që ky ishte një vit si çdo tjetër, pyetja është se si e pranojmë.”
Të dashur Miq, në prag të Vitit të Ri 2022 ne nga Radio Bullgaria gjithashtu ju urojmë të jeni të shëndetshëm, t’i ktheni gjërat negative në pozitive dhe të shijoni jetën!
Materiali është sipas intervistave të kolegëve: Gergana Mançeva, Desisllava Semkovska, Joan Kolev, Miglena Ivanova
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..