Ditët dhe orët e fundit të dhjetorit janë koha e bilancit. Sidoqoftë, vitet 2020 dhe 2021 ishin më të veçanta, pasi kaluan nën shenjen e epidemisë globale. Rendi i ditës i shoqërisë sonë i nënshtrohet luftës me Covid-19, numrit gjithnjë në rritje të të vdekurve prej tij dhe luhatjes midis dy ekstremeve – nga frika për mbijetesën deri në mohimin e plotë ose mospërfilljen e përhapjes së virusit. Në këtë kuptim detyra për të caktuar ndonjë ngjarje konkrete e cila shënoi vitin 2021 është në të vërtetë e vështirë. Vendosëm që ta bëjmë këtë përmes syve të fotografëve, të cilët përjetësojnë çaste të rëndësishme nga vorbulla e së përditshmes sonë.
“Posaçërisht për Bullgarinë, shfaqja e vaksinave dhe procesi i vaksinimit, ishin ngjarjet më të rëndësishme gjatë vitit – thekson Vihren Georgiev. – Një ngjarje e rëndësishme ishte edhe paketimi i Harkut të Triumfit në Paris. Këtë moment mund ta përkufizojmë si një rast krenarie kombëtare, sepse për vendin tonë filloi të flitet në të gjithë botën. Një tjetër ngjarje tek ne ishin zgjedhjet, të cilat të paktën tani për tani i dhanë fund një qeverisjeje të gjatë, e cila provokoi amulli.”
Për herë të parë në historinë 32 vjeçare demokratike të Bullgarisë zgjedhësit u thirrën të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit në tri vota parlamentare radhazi – në prill, korrik dhe nëntor. Votimi i fundit kaloi nën shenjen e fushatës “2 në 1”, pasi përkoi me zgjedhjet e rregullta presidenciale.
Një vit plotë ngjarje politike përbën një sfidë për çdo gazetar, por fotografët kanë mundësi të shikojnë me qetësi dhe me detaje fotot e çdo ngjarjeje, të ndajnë dhe të ruajnë në arkivin e vet kuadrot më me ndikim. Duke ndjekur këtë parim fotografi Veselin Borishev përzgjodhi momentet më interesante të vitit 2020 në një libër album “O, a ju kujtohet, zonja”.
I njëjtin fat i pret mijëra fotot e vitit 2021, nga të cilat Borishev do të bëjë vëllimin e dytë të botimit me popullaritet, me një titull pothuajse të pandryshuar – “Oh, a ju kujtohet, zonja”. Fjalët me të cilat ai përshkruan viti që po përfundon janë të privuar nga optimizëm, por tingëllojnë të sinqerta dhe realiste.
“Mund të themi se ky vit ishte jashtëzakonisht idiot. Personalisht unë, nuk shoh ndonjë gjë të mirë që ka ndodhur gjatë tij. Për mua fjala e vitit 2021 është vdekje. Vdekje në sfondin e cirkut politik, që ndodhi në Legjislaturat e 45-të dhe të 46-të të Kuvendit Popullor dhe vazhdon edhe tani. Megjithatë të gjitha këto nuk janë serioze në sfondin e asaj që po ndodh me njerëzit si pasojë e pandemisë.
Fotografi pranon, se përzgjedhja e fotografive që boton online dhe në albumet, kërkon shumë kohë. Në to imazhi grotesk i politikanëve është i kërkuar qëllimisht.
“Ironia, qëndrimi personal, qesëndia - këto janë marifete që natyrisht duhet të jenë brenda disa suazave, të cilat i përcaktoj vetë, sepse fotot janë të miat – është kategorik Veselin Borishev. – Në se nuk do të shfaqësh qëndrim personal, fotografia thjeshtë do të paraqesë njerëz me kostume të cilët komunikojnë ose flasin. Mjerisht, shumica e fotografive që përhapen në hapësirë janë pikërisht të tilla.”
Në fund të një periudhe dyvjeçare plotë trazira politike dhe sociale cilat janë shpresat dhe pritshmëritë tona për 12 muajit e ardhshëm?
Fotografi Vihren Georgiev ende po kërkon përgjigjen për veten. Megjithatë, ai e di se ndryshimi nëpër të cilin po kalon bota është një domosdoshmëri dhe nuk duhet të perceptohet me një ndjenjë dëshpërimi.
“Urimi im ndaj njerëzve është që ta duan njëri-tjetrin, të kenë më shumë ndjeshmëri për njëri-tjetrin. Le të bëjmë përpjekje që të mos i nënshtrohemi këtij egoizmi famëkeq të cilit jemi robër. Kemi nevojë për të komunikuar me njerëzit pa u përballur me ta, pa kërkuar përfitime, pa i urryer.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Vihren Georgiev dhe Veselin Borishev
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..