Gjatë vitit 2021 të kaluar plot sfida, gazetarët e Radio Bullgarisë ju takuan me njerëz nga vende të ndryshme të botës që kanë zgjedhur të jetojnë dhe të punojnë në vendin tonë. Nga bisedat tona me ta, mund të konstatojmë se pavarësisht pasigurisë dhe kufizimeve të pandemisë, ata po përshtaten me sukses me kushtet e reja dhe janë të kënaqur me jetën e tyre këtu.
Si për shembull, mësuesi në pension Raymond Wikinson nga Irlanda, i cili jeton prej vitesh në Çepellare, ku shijon natyrën e bukur, jetën e lirë, klimën e butë në malin Rodope dhe veçanërisht - mjedisin kozmopolit të krijuar në qytetin turistik:
“Ka një fjalë irlandeze, e cila përdoret për nocionin “argëtim” dhe ajo është “the craic”. “Craic” është kur muzika fillon, njerëzit dëfrejnë dhe shijojnë shoqërinë e bisedave të këndshme me një pije të shijshme në dorë. Këtu, në Çepellare, ka shumë “craic”!” - thotë Raymond Wikinson dhe bën konkluzionin se në qytetin e tij të dashur rodopas ka zbuluar lumturinë dhe fatin e vet!
Në një ditë të zymtë dimri 11 vjet më parë, gjermani Jonathan Middendorf mbërriti për herë të parë në Bullgari. Përshtypjet e tij të para kanë qenë ajri i pistë, plehrat dhe rrëmuja kudo, por sapo filloi pranvera dhe lulëzuan kajsitë, ai ra në dashuri me vendin tonë. Jonathan u vendos në fshatin Nikollovo të rrethit të Ruses me familjen e tij dhe po zhvillon me sukses bujqësi organike dhe produktet e tij eksportohen në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
“Si tërësi njerëzit jashtë e lidhin Bullgarinë me korrupsionin dhe me kronikat kriminale, prandaj në fillim klientët tanë ishin skeptikë, meqenëse në emrin e markës sonë përmendet dhe emri i Bullgarisë”, tregon Jonathan dhe shton se me kalimin e kohës jashtë fillojnë t’u besojnë më shumë produkteve “Made in BG” dhe se për asgjë në botë nuk e zëvendëson jetën e tij në fshatin e vogël Nikollovo.
Dhe në vitin 2021, pavarësisht Brexit dhe pandemisë, mijëra britanikë nuk hoqën dorë nga atdheu i tyre i dytë - Bullgaria. Keith Halstead nuk bën përjashtim. Prej 9 vitesh punonjësi në pension i Ushtrisë Britanike po jeton në fshatin përrallor në malin Rodope Smiljan.
Keith është i dashuruar me natyrën bullgare dhe mikpritjen tonë. Ai merret me turizëm, duke dhënë me qira dhoma për mysafirë nga e gjithë bota.
“Ejani në Bullgari, punoni, jini krijues dhe këmbëngulës dhe do të keni sukses!” – për këtë bëri thirrje vlogeri britanik Jamal nga kanali i tij në You Tube kushtuar vendit tonë. Emri i tij është Rhyes Douglas.
Ai është një nomad digjital dhe thotë se ka vizituar të gjithë Evropën, por kur vjen për herë të parë në Bullgari, jeta e tij kthehet në 180 gradë. Sipas tij vendi ynë është destinacioni ideal për njerëzit e rinj të cilët duan të arrijnë diçka në jetë.
Çfarë mund të bëjë një kuzhinier britanik në kushtet e pandemisë në vendin tonë? Për shembull të gatuajë dhe të ndajë receta vendase, si dhe përjetimet e tij në You Tube, kuptohet! Gareth Lee Gradwell jeton në Varna dhe e do kuzhinën bullgare. Pyetjes se cila është shija e vendit tonë Gareth iu përgjigj kështu:
“Për mua shija e vërtetë e Bullgarisë është shija e....lirisë”. Çfarëdo që të thonë këto fjalë, një gjë është e sigurt - Gareth e pëlqen jetën e tij në Bullgari, këtu ka gjetur strehë dhe mundësi për të punuar dhe krijuar familje.
Në vitin e kaluar 2021 u takuam me akoma kuzhinierë të huaj të dashuruar me vendin tonë, madje me kuzhinierë me famë botërore. Bëhet fjalë për Gianfranco dhe Anna Chiarini nga Italia.
Ata kanë vizituar 114 shtete dhe në fund të fundit kanë zgjedhur Bullgarinë, ku sot punojnë në restorantin e tyre familjar në fshatin pothuajse të shkretë bullgar Devino. Pse e zgjodhën Bullgarinë? Lexoni tregimin e Gianfranco dhe Anna në një nga botimet më të lexuara në faqet e Radio Bullgarisë në vitin 2021:
Në muajin e fundit tëvitit 2021 ju takuam gjithashtu me Mohadese Mirzaee, piloten e parë femër në Afganistan.
Në gusht, ajo arriti të shpëtojë nga talebanët në Bullgari, ku kërkoi strehim dhe një shans për të rifilluar karrierën e saj në aviacion. Radio Bullgaria incizoi një video intervistë me të. Shikoje atë:
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..