Kolendarët nga qyteti Sliven (Bullgaria Juglindore) dërguan një urim virtual për bullgarët në mbarë botën, njoftoi BTA. Për të dytin vit radhazi, iniciatorët e Fondit të Donacioneve Publike - Sliven dërgojnë "Bekimi i Krishtlindjeve nga Sliveni për bullgarët në mbarë botën", për të arritur miqtë dhe të afërmit, pavarësisht se në cilën pjesë të botës ndodhen. Me urimet për shëndet dhe prosperitet, organizatorët shpresojnë të promovojnë folklorin e rajonit Sliven. Në të gjitha fshatrat ende ka grupe kolendarësh që ruajnë traditat bullgare dhe qëllimi i ritualit të kolendarëve është të mbrojë njerëzit nga e keqja, të urojë pjellori dhe gjithashtu të parashikojë të ardhmen e pronarëve të shtëpive.
Ideja për bekimin virtual lindi për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së kolendarëve për të kaluar nëpër shtëpi, si dhe për shkak të shumë bullgarëve që jetojnë jashtë vendit, të detyruar të festojnë larg familjes dhe miqve. Prandaj Fondi i Donacioneve Publike - Sliven u ofroi vatrave të kulturës në rajon që të dërgojnë video me performanca të grupeve të tyre të kolendarëve.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..