Periudha e pandemisë nga Covid-19 dhe ndikimi i saj mbi jetën tonë, një ditë mbase do të mësohet nëpër libra, por tani për tani virusi akoma është mes nesh, kurse Bullgaria po përgatitet për ardhjen e llojit të ri të koronavirusit Omikron. Shqetësimet për biznesin dhe konsumatorët nuk prekin vetëm aspektin shëndetësor, por dhe aspektin ekonomik të krizës. Ato duken dhe në anketën, me të cilën sipas traditës Dhoma Bullgare e Tregtisë i bën një përgjithësim vitit që po largohet.
Rezultatet e anketës, të zhvilluar në periudhën 8 nëntor-8 dhjetor tregojnë se biznesi bullgar nuk e njeh mirë Planin Kombëtar për Rindërtim dhe Qëndrueshmëri dhe Paktin e Gjelbër Evropian - të dyja dokumentet, të cilat kanë të bëjnë me drejtimet e zhvillimit ekonomik në të ardhmen:
“Mbi 56% nga të anketuarit nuk janë në dijeni të përmbajtjes së të dyja dokumenteve - sqaroi zëvendëskryetari i Dhomës Bullgare të Tregtisë Stanisllav Popdonçev. Pak mbi 1/3 i njohin pjesërisht dhe vetëm 7% nga ndërmarrjet deklarojnë se e dinë se cila është përmbajtja e tyre. Një përgjigje të përafërt marrim dhe për pyetjen derisa ndonjë nga projektet në Planin Kombëtar për Rindërtim dhe Qëndrueshmëri mund të ndihmojë biznesin e tyre.”
Pavarësisht se sa janë të njohura, të dyja burimet e financimit evropian tani për tani janë të paaksesueshme për biznesin tek ne. Shkaku është vonesa drastike e procedurës së dorëzimit të Planit në Komisionin Evropian.
“Gabimet që kemi bërë ende nuk janë korrigjuar dhe kemi dy muaj për ta bërë këtë, pasuar nga një kontroll i ri i Komisionit Evropian – sqaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë ekspertja financiare Mika Zajkova. Është më se realiste të merret kësti i parë i 13 miliardë eurove që priten në vend pas gushtit”.
Një shenjë alarmante në gjendjen e ekonomisë sonë në vitin 2021 është ulja e investimeve të huaja direkt. Sipas të dhënavetë Bankës Popullore Bullgare për muajt nga janari deri në tetor, ato dalin në 1,144 miliardë euro, që është 50,7% më pak kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar (2,322 mlrd .euro).
Rritja rekorde e çmimit të energjisë elektrike është goditja tjetër kundër biznesit gjatë vitit të kaluardhe përkatësisht kundër të gjithë qytetarëve që e ndjejnë çdo ditë efektin. Në përgjigje të çmimeve të larta të energjisë elektrike, bizneset do të marrin kompensim nga shteti për muajin dhjetor dhe tremujorin e parë të vitit 2022, tha Ministri i Energjisë Aleksandër Nikollov.Kompanitë, kontratat afatgjata të të cilave bazohen në të paktën 185 leva (95 euro) për një megavat-orë do të kompensohen me 75% të diferencës ndërmjet çmimit të parashikuar dhe atij të këmbimit të energjisë elektrike, por jo më shumë se 30% të çmimit real.
“Çmimet jashtëzakonisht të larta të energjisë i detyrojnë rreth 62% të të anketuarve që t'i rrisin çmimet e produkteve të tyre - tha kryetari i Dhomës Bullgare të Tregtisë - Dobri Mitrev. Këtë kërcim e ndjejmë që të gjithë ne dhe më së shpeshti për këtë fajësojmë tregtarët.Por, arsyeja e vërtetë është çmimi i energjisë.”
Si reagon bullgari ndaj rritjes së kostos së jetesës
Në këtë situatë Kuvendi Popullor i sapo zgjedhur nuk priti gjatë, por vendosi një moratorium për çmimin e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit, i cili do të qëndrojë në fuqi deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.Ministrja e Ekonomisë Kornelija Ninova e përkrahu “zaptimin” e çmimeve, që duhet t’i ndihmojë ekonomitë shtëpiake, por apeloi të mendohet për kompensime të firmave dhe të shoqërive, të cilat do të kenë humbje. Kurse deri në fund të marsit duhet të ndërmerren dhe disa hapa të rëndësishëm:
“Me ndihmën e disa ekspertëve në fushën e energjetikës dhe ekonomisë, të gjitha qendrat analitike në vend duhet të hartojmë një strategji për zhvillimin e energjetikës - vë në dukje Mika Zajkova. Nevoja për të rimenduar modelin e ekonomisë sonë, në të cilën fondet të investohen në mënyrë efektive me qëllim për të krijuar produkte dhe shërbime me vlerë të lartë të shtuar, është e madhe. Nëse ne nuk mundim të rinovojmë ekonominë tonë qoftë në shërbimet, qoftë në industri dhe transport, nuk do të mund të kemi prosperitet.”
Viti 2022 fare nuk do të jetë një vit i lehtë, prognozon Mika Zajkova. Pranimi i një buxheti krejtësisht të ri, që të mund të zgjidhen probleme të rëndësishme në aspektin social dhe fiskal, zgjedhja e ngutshme e një menaxhimi të ri të Bankës Popullore Bullgare dhe reforma e menduar mirë e sistemit të pensionimit janë vetëm një pjesë nga sfidat, të cilat qëndrojnë përpara koalicionit drejtues.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Pixabay, BGNES, bia-bg.comNe po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..