Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kapakë për të ardhmen” – përralla vazhdon

Foto: Facebook/kapachkizabudeshte

Një nga fushatat më të suksesshme, e cila që prej 4 vitesh krijon çudi në Bullgari, quhet “Kapakë për të ardhmen”. Në kuadrin e saj kundrejt mbeturinave plastike që hedhim - në rastin e kapakëve, fushata po ndihmon kujdesin shëndetësor i cili vuan nga deficiti kronik. Dhe pasi me qindarkat e kapakëve nuk ka sesi ndihma të arrijë për të gjitha spitalet, organizatorët e fushatës ia orientojnë më të vegjlit, të cilët sjellin shpresë për gjithë kombin.

Qëllimi është që “të mos ketë spital, në të cilin inkubatori më i ri të jetë nga shekulli i kaluar” – thonë organizatorët e fushatës. Ata janë të lumtur se me shumë punë dhe fushata në të gjithë vendin arritën të “pensionojnë” si të thuash, inkubatorët nga vitet 80-të të shekullit të kaluar. “Mirëpo, kjo fund e krye duhet të jetë përgjegjësi të pushtetarëve të vendit në dekadat e fundit” – theksojnë njerëzit që janë motorët e iniciativës mirëbërëse.

Në sajë të secilit që ndihmon fushatën “Kapakë për të ardhmen” në 36 spitale mjekët në repartet neonatale tashmë punojnë me një aparaturë të paktën pak më moderne dhe më të përshtatshme për kohën tonë. Përveç fjalëve të mirënjohjes në sytë e mjekëve, më shumë se një herë kishte lot gëzimi që ata më në fund disponojnë pajisjet shumë të nevojshme. Ekipi i nismës “Kapakë për të ardhmen” mban mend atë që kishin parë në qytete të vogla si Madan dhe Velingrad, ku një praktikë e zakonshme ishte që foshnjat e lindura para kohe të mbështjellë në një batanije dhe të përqafuar nga një mami të transportohen në vendin e pasmë të një makine të vjetër. Kështu e çuan jetën e re deri në një qytet tjetër ku akoma kishte inkubatorë që punonte. Fatmirësisht fushata e grumbullimit të plastikës për riciklim arriti të ndryshojë këtë tablo. “Rezultatet që arritëm gjatë 4 viteve të fundit janë më se motivuese” – thotë “motori” i nismës Llazar Radkov:

“Vetëm gjatë dy viteve të para arritëm të rinovojmë të gjitha inkubatorët e vjetër që nuk punuan në Bullgari –në 22 spitale gjithsej. Në vitin 2020 ndihmuam edhe 14 spitale në 14 qytete me aparaturë të re në repartet e maternitetit. Në fund të vitit 2020 shpallëm se fillojmë një fushatë për blerjen e një ambulance neonatale për fëmijë. Doli që në ambulancën shtetërore nuk ka asnjë makinë të tillë. Muajin tetor të këtij viti dhuruam ambulancën e parë në Plovdiv dhe ajo tashmë u shërben rajoneve të qyteteve Pllovdiv, Pazarxhik, Haskovo, Smoljan. Ky investim ishte për 200 mijë leva. Në Sofje ka dy ambulanca të tilla, por ato u blenë me mjetet e iniciativave të tjera bamirëse. Synimi ynë i radhës është të sigurojmë edhe dy të tjera për Bullgarinë Veriore. Do të studiojmë se si janë gjërat në pjesën tjetër të vendit. Parimi është që një ambulancë duhet të shërbejë nga 4 deri në 6 krahina.”

“Kapakë për të ardhmen” ka edhe një meritë tjetër të padiskutueshme. Falë kapakëve të mbledhur, të rinjtë bullgarë filluan të kuptojnë se sa shumë plastikë shkon në plehra. Përveç se mbledhin çdo kapak si një thesar i çmueshëm, shumë njerëz bëjnë përpjekje për kufizimin e përdorimit të plastikëve. Bullgarët jashtë shtetit gjithashtu përfshihen në fushatë, duke mbajtur qese me kapakë, kur kthehen në atdhe.

Diana Georgieva e cila jeton në Francë thotë, se shmang të blejë ushqim në enë plastike.

“Më bën përshtypje sesi në shumë vende në Bullgari ka pika grumbullimi për kapakë. Kur kthehem në shtëpi, dhe këtu në Francë, ne nuk blejmë shishe plastike. Edhe djali im më pyeti kohët e fundit se për çfarë përdoren kapakët. Fëmijët mund të mos e dinë se ky është një material që mund të përdoret disa herë pas riciklimit.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/kapachkizabudeshte



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD