Disa përvjetorë të rrumbullakët të transportit urban në Bullgari provokuan piktoren e talentuar Petja Ilieva që t’i prezantojë shoqërisë bullgare kulturat e vendeve të ndryshme, artin e tyre, traditat, festat, ngjarjet historike. Dy automjete të transportit publik “të veshura” në mënyrë të pazakontë tashmë lëvizen nëpër rrugët e Sofjes, si pjesë e iniciativës vjetore Art4Diplomacy (“Art për diplomacinë”). Në fund të Vitit Evropian të Transportit Hekurudhor edhe e vetmja hekurudhë me binarë të ngushtë në Bullgari u kthye në një “galeri në rrota”.
“Ideja lindi që në mars kur pash trenin me katër vagonët e gjelbër dhe menjëherë e imagjinova si një përrallë plot ngjyrë të ndezura, e cila tërheq vëmendjen e njerëzve dhe i bënë ata të buzëqeshin – tregon Petja Ilieva. – Bashkë me misionet diplomatike të 19 shteteve bëmë dhe montuam imazhe, për të njohur vendasit dhe turistët me elemente të kulturës së vendeve të afërta dhe të largëta, për të nxitur vetëbesimin e tyre, duke i krahasuar me ato bullgare.”
Në vitin 2021 u mbushën 100 vjet nga vendimi dhe nga inaugurimi i ndërtimit të hekurudhës së vetme me binarë të ngushtë të mbetur në Bullgari si dhe 95 vjet që kur u vu në shfrytëzim. Gjatësia e përgjithshme e linjës e cila kalon tri male – Rodopet, Rilla dhe Pirin është 125 km. Itinerari fillon nga stacioni më i ulët – “Septemvri” dhe arrin te stacioni më i lartë në Ballkan – “Avramovo” në lartësi 1267 m mbi nivelin e detit mes pamjeve piktoreske të malit Rodopa. Për peizazhin dhe për veçoritë e terrenit linja njihet si “Hekurudha Alpine e Ballkanit”.
Në idenë për pikturimin e trenit malor u përfshin ambasadat e Finlandës, Shteteve të Bashkuara, Azerbajxhanit, Polonisë, Argjentinës, Irlandës, Kosovës, Portugalisë, Marokut, Indonezisë, Gjermanisë, Italisë, Danimarkës, Afrikës së Jugut, Austrisë, Zvicrës, Spanjës, Moldavisë dhe Izraelit. Gjashtë prej tyre janë pjesë e nismave të Petja Ilievës për herë të parë:
“Secili nga vendet pjesëmarrëse është një partner i rëndësishëm strategjik ose ekonomik për Bullgarinë. Me shumë prej tyre këtë apo vitin e ardhshëm ne festojmë përvjetorë të aktiviteteve tona të përbashkëta - thotë Petja Ilieva. – Danimarka paraqet në tren gurët runikë Jeling (një monument të UNESKO-së), historinë e mbretit të parë viking që pranoi krishterimin dhe një krijesë mitike të asaj kohe. Në “galerinë mbi rrota” do të mund të shijoni një kolazh harmonik të këngëtarëve nga Afrika e Jugut me veshje tradicionale dhe të këngëtarëve bullgarë nga krahina folklorike e malit Rodopa. Moldavia prezantohet me qëndismën “pema e jetës”. Austria tregon një letër muri prej mëndafshi të prodhuar në Vjenë, i cili nuk është inferior ndaj pëlhurave bullgare, megjithëse prej pambuku. Izraeli na prezanton një mozaik të një vile romake në Cipori, që daton në shekullin e III - Mona Lisa e Galilesë. Argjentina merr pjesë me veshjen tradicionale ponço. Modeli ka motive dhe ngjyra që janë tipike për velenxat tona.”
“Mesazhi i kësaj nisme është po ai, të cilin e drejtoj me tërë veprimtarinë në kuadrin e “Artit për diplomacinë”. Të gjithë njerëzit, të gjitha kombet jemi më shumë të njëjtë sesa të ndryshëm, dhe ne duhet të shohim magjepsje në dallime, duhet të kërkojmë pasuri shpirtërore kombëtare, jo kontradikta dhe konflikte” – është kategorike Petja.
Motivet piktoreske do të zbukurojnë vagonët e hekurudhës me binarë të ngushtë deri më 7 prill 2022.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personalPara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..