Një prej atraksioneve, të cilat u bëjnë përshtypje të madhe turistëve bullgarë e të huaj te ne është udhëtimi me tren në linjën me trase të ngushtë mes qyteteve Septemvri dhe Dobrinishte. Udhëtimi me tren nëpër labirintet malore është një aventurë e vërtetë. Treni lidh Luginën e Trakisë së Sipërme me malet Rodope, Rilla dhe Pirin në një itinerar shumë piktoresk. Duket se pikërisht kjo u ka bërë përshtypje britanikëve, të cilët kanë vendosur udhëtimin me tren në linjën me trase të ngushtë në Rodope në Top 10 të anketës së gazetës “Gardian” për udhëtimet më piktoreske me tren në Evropë.