Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristina Hristova: Shkurtimi i personelit në administratë me 15% do të shkaktojë tension në shoqëri

Foto: arkiv

Gjatë Vitit të Ri, personeli në administratën shtetërore do të pakësohet me 15% nëse qeveria zbaton marrëveshjen mes partnerëve të koalicionit. Sipas Ministrit të Financave dhe zëvendëskryeministrit Asen Vasilev, rreth 30 000 punonjës do të duhet të shkojnë në bursën e punës.

Secili ministër ka për detyrë të inspektojë strukturat joefikase për të cilat është përgjegjës dhe të propozojë pushime nga puna, tha së fundmi për bTV Asen Vasilev. Sipas tij, vetëm në administratën qendrore punojnë rreth 250 mijë persona. Sipas Ministrit, për “optimizimin” do të kontribuojë edhe fakti që drejtoritë e dubluara në çdo ministri dhe në çdo strukturë shtetërore do të kalojnë nën një “kapelë” të përbashkët, duke ofruar shërbime të përbashkëta. “Aktualisht jemi në shkallën më të ulët të papunësisë dhe nëse ka një moment kur tregu i punës mund t'i marrë këta njerëz, ky moment është pikërisht momenti i tanishëm”, tha ai.

Nëse pushimet nga puna kryhen shpejt dhe në bazë të numrave të paralajmëruar, kjo do të krijojë tension në shoqëri, sipas ish-Ministres së Çështjeve Sociale dhe Ekspertes së politikave sociale Hristina Hristova. Protesta të ardhshme u parashikuan edhe nga kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/, Ljubosllav Kostov: “Unë mund t'ju garantoj këtë, pasi 30 000 njerëz do të thotë një të pestën e shkallës totale të të papunëve në të gjithë vendin. Është një ngritje e madhe."

Hristina Hristova

"Mendoj se çdo njësi administrative duhet t'i nënshtrohet një analize serioze dhe cilësore”, tha Hristina Hristova. - Në një analizë të tillë, mund të rezultojë se disa agjenci në sferën sociale kanë kapacitete të ulëta administrative dhe kanë nevojë për fuqizim në vend të reduktimit - pa përmendur kushtet e punës në to,  punonjësit socialë dhe profesionistët dhe pagën e tyre të pamjaftueshme. Shumica e këtyre profesionistëve punojnë drejtpërdrejt me njerëz, duke përfshirë grupet e cenueshme, me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të vetmuarit, të cilët kanë nevojë për shërbime dhe mbështetje sociale. Në përgjithësi, kjo do të jetë e vështirë”.

Sipas ekspertes sociale ka administrata të mëdha si në ministri ashtu edhe në komuna, prandaj nevojitet një koordinim urgjent me Agjencinë e Punësimit. Ajo rekomandoi gjithashtu që Plani i Punësimit 2022 të parashikojë masa rikualifikimi, pasi shumë prej të pushuarve nga puna do të kenë nevojë për trajnim përpara se të shkojnë në tregun e punës. “Këta janë njerëz si ne të gjithë, me familjet dhe problemet e veta, duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe t'i mbështesim”, apeloi Hristina Hristova.

Përpiloi: Diana Cankova, siças intervistës së Graciella Ingellskës nga BRN – “Hristo Botev”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD