Pritet që 1/3 e prindërve të vaksinuar kundër Covid-19 të imunizojnë edhe fëmijët e tyre, tha për BNT Prof. Illko Getov, përfaqësues i Bullgarisë në Agjencinë Evropiane të Mjekësisë. Sot mbërrin dërgesa e parë e vaksinave për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç. Vaksinimi do të nisë sapo Ministria e Shëndetësisë të publikojë protokollin e përdorimit të barnave. Imunizimi do të kryhet në prani të një mjeku pediatër. Prof. Illko Getov njoftoi gjithashtu se do të shpallen udhëzime të reja për vaksinimin e grave shtatzëna, gjidhënësve dhe grave që planifikojnë të bëhen shtatzënë. “Tashmë ka prova të mjaftueshme që vaksinat për këtë grup nuk shkaktojnë shqetësime”, shtoi ai.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..