Republika Srëbska votoi për daljen nga institucionet kryesore në Bosnjë-Hercegovinë
Deputetët e parlamentit të Republikës Srëbska votuan për daljen nga përbërja e ushtrisë së përbashkët, nga sistemi gjyqësor dhe tatimor i Bosnjë-Hercegovinës, transmetoi Euronews. Deputetët autorizuan qeverinë regjionale që në kuadrin e 6 muajve të hartojë ligje të reja për formimin e forcave të veta të armatosura. “Ka pak të ngjarë që ndryshimet e votuara të bëhen realitet në kohë të afërt. Megjithatë ekziston rrezik që këta hapa mund të çojnë Bosnjë-Hercegovina deri në një krizë më të thellë”, komentoi Stefan Goranoviç nga Euronews. Vendimi i parlamentit provokoi një reagim të stuhishëm negativ nga ana e Perëndimit. Në një bisedë telefonike me liderin e serbëve boshnjakë Millorad Dodik këshilltari i Departamentit të Shtetit të ShBA-së Derek Shole tha, se veprimet e parlamentit janë të papranueshme dhe minojnë institucionet e Bosnjë-Hercegovinës. Sipas Agjencisë СРНА, Dodik ka thënë se vendimet në asnjë mënyrë nuk shkelin as kushtetutën, as Marrëveshjen e Dejtonit nga viti 1995.
Një Pemë e Krishtlindjeve në Qipro kujton grekët qipriot të pa lënë gjurmë
Një Pemë speciale e Krishtlindjeve u vendos të mërkurën në qendrën e kryeqytetit të ndarë qipriot Nikozia. Përmes fotove të varura në të kujtohen 781 grekët qipriotë të pa lënë gjurmë gjatë invazionit turk në ishull, fati i të cilëve mbetet i panjohur 47 vjet më vonë. Në inaugurimin e Pemës Komisionari Presidencial për Çështjet Humane Fotis Fotiu i bëri thirrje Turqisë për t’u përgjigjur apeleve të Qipros dhe institucioneve ndërkombëtare për zbulimin e së vërtetës. Qiproja kërkon nga Ankaraja për të siguruar informacion nga arkivat e ushtrisë turke nga pushtimi dhe për të lejuar gërmime, duke përfshirë zonat ushtarake, në pjesën veriore të ishullit, transmetoi nga Qiproja korrespondentja e BNR-së Branisllava Bobanac.
Turqia: Ka tendencë drejt normalizimit të marrëdhënieve me BE-në
Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë Faruk Kajmakxhë, i cili përgjigjet për marrëdhëniet me BE-në tha, se gjatë 6 muajve të fundit, shihet një tendencë për normalizimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe BE-së, njoftoi TRT. Sipas zëvendës ministrit, dikasteri i tij disponon një strategji komunikimi për të sqaruar shoqërinë turke se çfarë është BE-ja, ndërsa shoqërinë evropiane se çfarë do të kontribuojë anëtarësimin e Turqisë në BE. “Si një vend kandidat për anëtarësim, ne normalisht mirëmbajmë marrëdhëniet tona në kuadrin e negociatave, por për fat të keq disa vitet e fundit dialogu ynë me BE-në nuk është në nivelin që duamë. Sidoqoftë gjatë 6 muajve të fundit ka një zbutje të konsiderueshme dhe një tendencë për normalizimin gradual”, tha Kajmakxhë.
Protesta në Rumani për ngrirjen e pagave
Policët rumunë protestuan të enjten para godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmetoi Radio Rumania. Shkas për protestat u bë projekti i Ministrisë së Financave për ngrirjen e rrogave në sferën shtetërore, për të mos rënduar buxhetin e shtetit në kushtet e pandemisë. Policët kërcënuan se në se qeveria do të miratojë këtë masë, ata do të refuzojnë të garantojnë respektimin e masave anti-epidemike. Kundër ngrirjes së pagave u shpall edhe sindikata Sanitas, e cila bashkon punëtorët mjekësorë. Gatishmëri për një grevë të përgjithshme shpallën edhe mësuesit.
Në Greqi fillon vaksinimi i fëmijëve mbi 5 vjeç
Në përgjigje të numrit të lartë të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19, si një masë shtesë Greqia vendosi vaksinimin e fëmijëve mbi 5 vjeç. Për vaksinimin presin 30 000 fëmijë. Për arsye të interesit të shtuar ndaj dozës së tretë në Athinë hapën dy qendra të mëdha për imunizim, nga ku kalojnë 1800 veta për ditë, transmetoi korrespondentja e BNR-së në Greqi Katja Peeva. Një problem i sistemit shëndetësor janë mbi gjysmë milion shtetas në moshë mbi 60 vjeç, të cilët pavarësisht vaksinimit të detyrueshëm nuk e kanë vënë edhe dozën e parë.
Një film boshnjak për masakrat në Srebrenicë mori “Oskar”-in evropian
Drama ushtarake boshnjake “Ku po shkon, Aida” (“Quo vadis, Aida”) e regjisores Jasmilla Zhbaniç u dallua me çmimin më të lartë të Akademisë Evropiane të Filmave si filmi më i mirë evropian për vitin 2021, njofton Euronews. Artistja serbe Jasna Xhuriçiç që merr pjesë në film, gjithashtu mori çmimin për rolin më të mirë femëror.
Filmi tregon për fatin e një përkthyese në OKB-në, e cila përpiqet të shpëtojë familjen nga gjenocidi në Srebrenicë gjatë luftës në Bosnjë nga viti 1995. Filmi u shfaq në Bullgari gjatë festivalit Sofia Film Fest – 2021.
Gjatë vitit 1995 në Srebrenicë nën udhëheqjen e gjeneralit serb Ratko Mlladiç u vranë më se 8000 myslimanë, gjë që është krimi më i madh ushtarak në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: narodnaskupstinars.net, cyprus-mail.com, twitter, siff.bg, ЕPА/BGNESAbdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..