Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Big Bendi i BNR-së dhe Orlin Pavllov në një aventurë emocionuese Krishtlindjesh

Orlin Pavllov me Big Bend-in e BNR-së
Foto: facebook/BIgBandBNR

Koncerti i Krishtlindjeve i Big Bend-it të Radios Kombëtare Bullgare këtë vit është më 17 dhjetor në sallën “Bëllgara” në kryeqytet. Solist është Orlin Pavllov, të cilin e njohim si vokali i grupit “Kaffe” në fillim të karrierës së tij, e më vonë - si këngëtar me një karrierë solo dhe projekte të shumta të suksesshme. Ndër partnerët e tij skenik janë pianisti xhaz Zhivko Petrov dhe trioja e tij JP3, “Bras Asociacija” dhe Filarmonia e Sofjes nën drejtimin e Angell Zaberski – bir dhe shumë të tjerë.

Në vitin 2019 Orlin Pavllov u bë pjesë e ansamblit artistik të muzikalit “Të mjerët”, në premierën e shumëpritur të Operës dhe Baletit të Sofjes, në rolin e Zhaverit. Ai realizon dhe një karrierë e suksesshme prej aktori – me disa role në kinemanë bullgare.

Në koncertin me Big Bend-in e BNR-së Orlin Pavllov do të interpretojë këngë të përhershme nga vitet 50-të, 60- të dhe 70-të të shekullit të kaluar, disa prej hiteve të tij dhe këngë të njohura të Krishtlindjeve. Aranzhimet janë vepër e Vasil Spasov - (kompozitor, pianist) dhe Antoni Donçev - dirigjent i Big Bend-it të Radios Kombëtare Bullgare. Në fondin e BNR-së ka një regjistrim të një prej standardeve më të preferuara të xhazit “Love” (L-O-V-E), bërë gati dy dekada më parë. Autori i muzikës është Bert Kaempfert (i lindur Berthold Heinrich Kämpfert), teksti është nga Milton Gabler. Kënga u regjistrua për herë të parë në vitin 1965 nga Nat King Cole dhe i dha titullin një prej albumeve të tij solo. Dëgjojeni të aranzhuar nga Ljubomir Denev, interpretuar nga Orlin Pavlov dhe Big Bend-i i Radios Kombëtare Bullgare, dirigjent Janko Milladinov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më afër" është kënga më e fundit e Irina Florin

E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..

botuar më 24-10-17 2.45.MD

Mijëra i thanë lamtumirën legjendës së rock-ut Kirill Mariçkov

Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..

botuar më 24-10-15 4.58.MD

"Vendimi i fundit" - Ljubo Kirov për zgjedhjet në dashuri

Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..

botuar më 24-10-14 6.15.PD