Këndimi i lartë nga fshatrat e rrethit të Bllagoevgradit Dolen dhe Satovça u regjistrua nga UNESKO-ja si trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit. Vendimi u mor në seancën e 16-të të Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Aplikacioni u prezantua nga Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit i Akademisë Bullgare të Shkencave.
Këndimi i lartë nga rajoni është një këndim unikal me katër zëra që mori njohje ndërkombëtare për herë të parë në vitin 1988, kur këngëtarët nga Dolen dhe Satovça u nderuan me çmimin Herder.
UNESKO-ja e fut Bullgarinë në këtë listë për të gjashtën herë me radhë. Atje tashmë janë regjistruar Gjyshet e Bistricës, rituali “nestinarstvo” (vallëzimi mbi prush), qilimat e Çiprovcit, festa Surva nga rajoni i Pernikut dhe martenicat (veroret), të cilat i prezantoi së bashku me Rumaninë, Moldavinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..