Kështu i përshkruan krijimet e veta piktorja bullgare në Montreal Daniella Zekina. Ajo mbërrin aty gjatë vitit mjaft të ndërlikuar për Bullgarinë 1993 bashkë me bashkëshortin saj –piktorin Petër Bojaxhiev dhe dy fëmijët e tyre-në moshën 2 dhe 6vjeç. Gjoja për njëfarë kohë, por që atëherë pa u kuptuar fare kanë kaluar 28 vjet.
Fillimi është mjaft i vështirë, meqenëse nevojitet të mësojë shpejt eshpejt gjuhën franceze. Por, për llogari të kësaj gjuha e artit nuk njeh barriera, por dhe bota, në të cilën bie, është e hapur gjerësisht për pasurinë e kulturave të ndryshme. Daniella vjen nga Bullgaria me dijet të cilat i ka fituar në Shkollën Kombëtare për Arte të Bukura, kurse pas kësaj dhe në Akademinë Kombëtare të Arteve në degën e “Ilustrimit”. Në aktivin e vet ka një çmim mjaft të vlefshëm për të, nga viti 1989 nga Shtëpia për Arte për Fëmijë në Sofje për ilustrimet e saj ndaj librit “Kali njëbrirësh” të Irmelin Sandman Lilius. Kurse në qendër të çdo një historie të saj padyshim që është gruaja:
“Mundohem që të tregoj se çfarë rastis në imagjinatë, në botën e padukshme, e cila ekziston brenda tek ne, idetë dhe gjërat, të cilat i pëlqen një grua dhe të cilat ajo do që t’i prezantojë përpara botës së jashtme. Prandaj gjithmonë nisem nga një person ose nga një imazh gruaje, për të cilën mundohem që të gjej elemente shtesë, të cilat të tregojnë se çfarë rastis brenda në vetëdijen time, në imagjinatën time.”
Puna e Daniella Zekinës si ilustruese e shtyn atë të eksperimentojë me teknika dhe stile të ndryshme, që të mund të arrijë atë harmoni me tekstin, e cila i bën librat tona që nga fëmijëria akoma më të dashura dhe të paharrueshme. Pikturon me tush dhe pendë, gravurë, akuarel, temperë dhe kalema me ngjyra, bën kombinime midis vizatimit dhe pikturës dhe kolazheve. Por si lindin pamjet e saj reale-joreale, të përmbushura me shumë butësi dhe ledhatim dhe një filozofi mjaft të thellë?
Për mua pikturat, të cilat unë i krijoj, janë një poezi vizuale. Në praktikë mundohem që të tregoj një poemë të vogël me mjetet e gjuhës vizuale - me ngjyrat, format, shqisat e ndryshme, të cilat vijnë nga kompozicioni i pikturës, nga gjendja e brendshme e personazhit, të cilin unë e krijoj”-përgjigjet Daniella.
Ajo pëlqen të krijojë në mëngjes, kur drita është më e fortë, kurse sahati me ngadalë dhe butësisht e mat kohën, përpara se në shtëpi të hyjë kotësia e ditës së re. Jashtë mund të vërshojë dimri i fortë, por në atelienë është ngrohtë dhe komode. Kjo është koha, kur piktorja është në një vetmi me vetveten, lindin pamje dhe kompozicione të reja.
Të dyja sferat në të cilat punon Daniella Zekina - piktura dhe ilustrimi, janë mjaft të ndryshme dhe çdo një prej tyre - me sfidat e veta. Nëse pikturimi jep liri për imagjinatën dhe mënyrën e pikturimit, ilustrimi përshtatet në korniza të caktuara.
“Tek ilustrimi duhet të kesh vëmendjen jashtëzakonisht shumë për të gjitha detajet, të cilat janë në tekst, sepse publiku i fëmijëve vëren dhe mospërshtatjen edhe më të vogël. Pavarësisht se jeton larg nga Bullgaria, Daniella Zekina përherë mirëmban të gjallë lidhjen e saj me atdheun. Kthehet në Sofje çdo vit - që të hapë bashkë me bashkëshortin e saj ekspozitën e tyre të përbashkët ose thjesht që të takohet me njerëzit e afërm dhe shokët.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Daniella Zekina
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..
Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..