Skulptori bullgar Asen Pejkov, i njohur për skulpturën e tij prej nëntë metrash të Leonardo da Vinçit, e cila zbukuron aeroportin “Fiumicino” të Romës, do të prezantohet me një ekspozitë madhore në galerinë “San Stefano” në Sofje. Ekspozita “Asen Pejkov nga Roma” do të hapet më 15 dhjetor dhe do të përfshijë 50 vepra mbresëlënëse të mjeshtrit të madh – portrete prej allçie dhe bronzi, relieve dhe një autoportret.
Popullariteti i Asen Pejkovit (1908 - 1973) i kalon kufijtë jo vetëm të Bullgarisë dhe Italisë, por edhe të Evropës. Ai u diplomua me medalje ari në Akademinë Shtetërore të Arteve tek skulptori Prof. Andrej Nikollov. Në moshën 30 vjeç Asen Pejkovi u largua nga Bullgaria dhe u vendos në Itali, ku u bë një nga figurat kryesore të skulpturës italiane.Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..