Skulptori bullgar Asen Pejkov, i njohur për skulpturën e tij prej nëntë metrash të Leonardo da Vinçit, e cila zbukuron aeroportin “Fiumicino” të Romës, do të prezantohet me një ekspozitë madhore në galerinë “San Stefano” në Sofje. Ekspozita “Asen Pejkov nga Roma” do të hapet më 15 dhjetor dhe do të përfshijë 50 vepra mbresëlënëse të mjeshtrit të madh – portrete prej allçie dhe bronzi, relieve dhe një autoportret.
Popullariteti i Asen Pejkovit (1908 - 1973) i kalon kufijtë jo vetëm të Bullgarisë dhe Italisë, por edhe të Evropës. Ai u diplomua me medalje ari në Akademinë Shtetërore të Arteve tek skulptori Prof. Andrej Nikollov. Në moshën 30 vjeç Asen Pejkovi u largua nga Bullgaria dhe u vendos në Itali, ku u bë një nga figurat kryesore të skulpturës italiane.Një koleksion unik i paneleve të tekstilit të Evropës Perëndimore (goblenë) prezantohet për herë të parë në Galerinë Kombëtare - Kuadrat 500 në sheshin "Aleksandër Nevski" në Sofje. Eksponatet janë dorëzuar nga Banka Popullore Bullgare në vitet..
Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata jo vetëm të tregojnë mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e vezëve më të bukura dhe origjinale të..
Përdorimi i formave të respektit që tregojnë fillimin, zhvillimin dhe përfundimin e komunikimit tek bullgarët e Shqipërisë janë objekt analize në punën e Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare në Universitetin e Tiranës. Ajo e mblodhi..
Një koleksion unik i paneleve të tekstilit të Evropës Perëndimore (goblenë) prezantohet për herë të parë në Galerinë Kombëtare - Kuadrat 500 në..