17-vjeçari bullgar Karlos Nasar fitoi titullin në kategorinë 81 kg në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për meshkuj në Tashkent. Ai fitoi medaljen e artë në një dyluftim prej 374 kg. Në lëvizjen e hedhjes, Nasar përmirësoi rekordin botëror për të rinjtë me një arritje prej 166 kg. Bullgari ishte i papërsëritshëm edhe në lëvizjen shtytje. Me 208 kg. djali nga qyteti Çerven Brjag vendosi rekorde botërore për adoleshentët, të rinjtë dhe burrat në lëvizjen në kategorinë e tij. Kështu, medalja e artë në dyluftimin u sigurua me një rezultat total prej 374 kg.
Nasar i solli Bullgarisë titullin e parë botëror për meshkuj që nga viti 2007. Atëherë Ivan Stoicov fitoi në kategorinë 77 kg. në kampionatin në Tajlandë.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..