Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fokus: Zhvillimi personal i vajzave nga qytetet e vogla

Foto: “Solidaritet në veprim”

Të kesh lindur dhe të jetosh në një vend të vogël të populluar nuk do të thotë, se duhet të kesh ëndrra të vogla. Dhe që të vërtetojë këtë pohim ekipi i organizatës joqeveritare “Solidaritet në veprim” hapi  programin e parë të këtij lloji në Bullgari për zhvillimin personal të vajzave dhe grave të reja deri në 25 vjeç nga vendbanimet e vogla -“Gergina”. Programi është i frymëzuar dhe i përkushtohet drejtoreshës shumëvjeçare të Gjimnazit Kombëtar për Gjuhë dhe Kultura të Lashta Gergina Tonçeva (1932-2020).


Vet ajo ka lindur në fshatin e vogël Sadovec, rrethi i qytetit Pleven, përfundon arsimin e vet të mesëm në qytetin Sandanski, pas së cilës dhe filologjinë bullgare në Universitetin e Sofjes.  Gjatë vitit 1977 ajo qëndron në krye të gjimnazit të parë klasik në Bullgari, të cilin e drejton gjatë 30 vjetëve të ardhshme. Sot, ekipi i “Solidaritetit në veprim” do t’u zgjasë dorë vajzave të frymëzuara nga 15 deri më 25 vjeç, të cilat jetojnë, mësojnë ose tanimë kanë përfunduar arsimin tetëvjeçar në një vend të vogël të populluar (deri më 40 000 banues) për të dalë nga stereotipat. Vajzat të cilat kanë mare pëlqimin do të takohen me gra-mentor frymëzuese dhe të suksesshme prej fushave të ndryshme dhe do të marrin këshilla të vlefshme sesi mund të arrijnë një karrierë të kënaqshme dhe fitimprurëse, marrëdhënie harmonike me të tjerët dhe të formojnë një vetëdije të shëndetshme. 

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD