Si bashkëjetojnë traditat bullgare dhe psikologjia popullore me mënyrën moderne të jetesës dhe të kuptuarit për sukses. Kësaj pyetjeje po përpiqet që t’i përgjigjet regjisori Nikollaj Urumov në filmin e tij të shkurtër “Zgjimi”. Në të Urumov na drejton te gjërat e rëndësishme në jetë, duke u drejtuar nga kuptimi, se njeriu e ka më të vështirë të hedhë një shikim brenda në vetvete, kurse aty janë të fshehura përgjigjet e të gjitha pyetjeve dhe vlerat e vërteta. Vet regjisori kalon përmes një shikimi thellë në vetvete dhe përjeton një ndryshim kardinal jetik. Akoma që në fëmijëri pasioni i tij i madh është muzika, e cila e çon deri në njohjen të jetë kompozitori më i ri, i cili ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar për muzikën pop “Orfeu i Artë” gjatë vitit 1997, kur është vetëm 21 vjeç. Një vit më vonë mori çmimin e tretë nga i njëjti forum, por kësaj radhe si interpretues. Sot, preferon të tregojë histori në pamje, të cilat të na prekin dhe të na bëjnë të mendohemi.
Premiera e filmit të tij të fundit me metrazh të shkurtër “Zgjimi” ishte më 10 dhjetor, kurse deri në fund të ditës së diel çdo një i cili ka dëshirë fare lirshëm (në noblink.bg) mund të afrohet deri tek talenti i aktorëve si Jana Titova, Svezhen Mlladenov, Viktoria Koleva, Anna Bankina, Polin Llallova dhe Vasileva Vinçenco.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..