Më 7 dhjetor mbushen 130 vjet nga lindja e pionierit të kinemasë bullgare Vasill Gendov. Ekspozita unikale do të tregojë për jetën midis teatrit dhe kinemasë të krijuesit të filmit të parë artistik bullgar “Bullgarani është galant”. Ekspozita është e përbërë prej 30 tablove në përmasë 70 X 100 kushtuar temave të ndryshme nga biografia dhe rruga krijuese e Vasill Gendovit dhe dhjetëra eksponatesh të vlefshme dhe dokumente, të cilat deri tani nuk kanë dalë nga depot e muzeve dhe arkivave.
Gjithashtu do të ekspozohet posteri më i vjetër bullgar i filmit i mbijetuar deri më sot, i realizuar për filmin e Vasill Gendovit "Baj Ganjo" (“Xha Ganjo”) (1922), i ruajtur dhe i mbrojtur në Agjencinë Shtetërore të Arkivave.
Ekspozita “Vasill Gendov. Jeta midis teatrit dhe kinemasë” (në sallën e Agjencisë Shtetërore” Arkiva” nga data 7 dhjetor deri më 13 janar) jo vetëm që do t’i japë nderimin e duhur njërit prej themeluesve të artit kinematografik bullgar, por dhe do të afrojë publikun modern deri tek përmasat reale të rëndësisë dhe të kontributit të tij të paçmuar në kulturën bullgare të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë.
Përpiloi: Joan KolevPërgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..