Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për NATO-n. Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev në takimin e përbashkët të ministrave të jashtëm të NATO-s me partnerët Gjeorgjinë dhe Ukrainën në kryeqytetin e Letonisë. Ai shprehu mbështetjen e fortë të Bullgarisë për integrimin evropian dhe euro-atlantik të gjashtë vendeve në rajon, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të zgjeruar NATO-BE në kontekstin e kërcënimeve dhe sfidave në rritje ndaj Ballkanit Perëndimor. "Përpjekjet e përbashkëta aktive të dy organizatave po e kthejnë rajonin në një zonë stabiliteti dhe prosperiteti, rezistente ndaj ndikimeve të dëmshme nga vendet e treta," tha Stoev.
Në Riga, Stoev zhvilloi edhe takime dypalëshe me homologët e tij nga Maqedonia e Veriut - Bujar Osmani dhe nga Danimarka - Jeppe Kofod.Ministri i jashtëm Georg Georgiev bisedoi në telefon me homologun e tij izraelit Gideon Saar. Diplomati i parë i Izraelit shprehu ngushëllimet për të afërmit e bullgarit të vdekur në Gaza. Saar shpjegoi se sipas ushtrisë izraelite, incidenti tragjik..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së Kuvendit Popullor. Aksioni është caktuar për në orën 08:00 pranë hyrjes zyrtare të..
Të enjten në orën 11.01. pranvera astronomike po vjen. Temperaturat minimale do të jenë minus 5 dhe 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e paradites do të ketë kushte të uljes së dukshmërisë vende-vende në fusha. Gjatë ditës do të..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..