Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për NATO-n. Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev në takimin e përbashkët të ministrave të jashtëm të NATO-s me partnerët Gjeorgjinë dhe Ukrainën në kryeqytetin e Letonisë. Ai shprehu mbështetjen e fortë të Bullgarisë për integrimin evropian dhe euro-atlantik të gjashtë vendeve në rajon, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të zgjeruar NATO-BE në kontekstin e kërcënimeve dhe sfidave në rritje ndaj Ballkanit Perëndimor. "Përpjekjet e përbashkëta aktive të dy organizatave po e kthejnë rajonin në një zonë stabiliteti dhe prosperiteti, rezistente ndaj ndikimeve të dëmshme nga vendet e treta," tha Stoev.
Në Riga, Stoev zhvilloi edhe takime dypalëshe me homologët e tij nga Maqedonia e Veriut - Bujar Osmani dhe nga Danimarka - Jeppe Kofod.Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..