Cilët janë “Ambasadorët e Kulturës Bullgare”? Cilët janë krijuesit që e përfaqësojnë Bullgarinë në botë? Cilët muzikantë, piktorë, shkrimtarë, poetë, aktorë, valltarë bullgarë e bëjnë Bullgarinë të njohur në hapësirën kulturore botërore? Propozimet në fushatën e programeve Hristo Botev dhe BNR pranohen deri më 4 dhjetor në: kulturniposlanitsi@bnr.bg
Gazetarët e programit do të zgjedhin mes të nominuarve 24 "Ambasadorë të Kulturës Bullgare" për vitin 2021. Në vitin e ri 2022, këta 24 artistë do të prezantohen në qendrat kulturore bullgare në Evropë. Fushata “Ambasadorët e Kulturës Bullgare” i kushtohet 50 vjetorit të programit “Hristo Botev”.Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..
Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..