Në prani të mjekëve, prindërve dhe fëmijëve Presidenti Rumen Radev shpalli fillimin e nismës së XIX bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”, e cila mbahet nën patronazhin e presidentit. “Për vite të tëra, “Krishtlindjet Bullgare” kontribuojnë në vendosjen e traditave të dhurimit dhe janë dëshmi se ne mund të jetojmë në një shoqëri humane”, tha ai në repartin e fëmijëve të Klinikës së Oftalmologjisë në Spitalin Aleksandrovska.
Edicioni i sivjetshëm do të mbahet nën moton “Jepini shpresë një fëmije në nevojë” - në mbështetje të pacientëve të vegjël që kanë nevojë për kujdes urgjent dhe trajtim intensiv, si dhe për blerjen e aparaturave mjekësore në klinikat dhe repartet e fëmijëve. Vitin e kaluar nisma “Krishtlindjet bullgare” mblodhi 1.85 milionë leva, të cilat ndihmuan 500 fëmijë dhe 27 spitale në të gjithë vendin.
Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një orë – nga ora 20:30 deri në 21:30 – për të treguar kujdesin e tyre për natyrën dhe klimën. Në atë..
Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i..
Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia bullgare si pasojë e një serie luftërash ruso-turke. Kryetari aktual i qytetit Vjaçesllav..
Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një..