Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një film i ri tregon për alpinistin Bojan Petrov dhe rrugën e tij drejt majës

Premiera bullgare e filmit "Unë jam këtu përsëri" vjen më 29 nëntor në programin e "Kinomania 21". Filmi tregon përpjekjen e alpinistit të njohur bullgar Bojan Petrov për t'u ngjitur në Shisha Pangma, e cila doli të ishte maja e fundit në karrierën e alpinistit. Pikërisht aty Bojani u zhduk dhe megjithë operacionin e paprecedentë të shpëtimit në pranverën e vitit 2019, ai nuk u gjet.

Filmi tashmë ka fituar një çmim për film më të mirë kërkimor dhe aventuror në edicionin e 69-të të festivalit kinematografik City of Bolzano Golden Gentian Prize në Trento të Italisë. Është prezantuar edhe në festivale ndërkombëtare në Gjermani, Spanjë, Çeki, Rumani dhe Danimarkë. “Ky film është shumë i veçantë për mua. Ai u jep mundësi më shumë njerëzve për ta prekur atë që ishte babai im”, thotë vajza e alpinistit - Teja Petrova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD