Qindra njerëz iu bashkuan protestës në qendër të Sofjes "Asnjëra më shumë!" me rastin e ditës së sotme ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave. Organizatorët e aktivitetit insistojnë për politika adekuate për parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe ndërtimin e qendrave të krizave për gratë në të gjithë vendin. "Ne duam t'u japim një sinjal të qartë institucioneve se është koha për të futur legjislacionin modern që do të garantojë mbrojtjen e nevojshme të të gjitha grupeve të rrezikuara, dhe veçanërisht grave," i thanë protestuesit reporteres Antonia Ilieva.
Një letër e hapur që bën thirrje për masa urgjente për të luftuar dhunën ndaj grave do t'i dërgohet Presidentit Rumen Radev dhe pushtetarëve të rinj të ardhshëm.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..