Gjatë natës së 25 duke u gdhirë 26 nëntor do të mbizotërojë mot i kthjellët, me vranësira të shpërndara kryesisht të larta. Do të jetë pothuajse e qetë, në zonat lindore me erë të dobët jugore. Temperaturat minimale në shumicën e vendeve do të jenë nga minus 1 deri në 4 gradë.
Nesër para mesditës nga perëndimi-jugperëndimi vranësitë do të shtohen dhe trashen. Rreth mesditës fillimisht vende-vende në rajonet perëndimore, ndërsa në mbrëmje në lindje do të ketë reshje shiu. Reshjet në rajonet ekstreme jugore të vendit do të jenë më të theksuara në sasi.
Gjatë ditës do të intensifikohet era nga jug-jugperëndimi, veçanërisht në Bullgarinë Lindore dhe në veri të maleve dhe atje temperaturat ditore do të jenë më të larta deri në rreth 13-14 gradë. Në pjesën tjetër të vendit temperaturat maksimale do të jenë kryesisht ndërmjet 6 dhe 11 gradë.
Në zonat malore, vranësirat nga perëndimi-jugperëndimi do të rriten me shpejtësi. Nga perëndimi në lindje do të bie shi, mbi rreth 1600-1700 metra - borë. Në disa vende në masivët në Bullgarinë Jugore do të ketë sasi më të konsiderueshme të reshjeve.
Në orët e para të mëngjesit në rajonet perëndimore ka mundësi të bjerë pak borë në lartësinë rreth 800-900 metra. Do të fryjë erë e fortë dhe e stuhishme nga jug-jugperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 5 gradë, në 2000 metra - rreth minus 1 gradë.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..