Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

25 Nëntori - Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës

Foto: arkiv

Nga data 25 Nëntor, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, deri më 10 dhjetor, do të mbahet një fushatë kundër dhunës me bazë gjinore. Qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit të shoqërisë për të arritur ndryshime dhe për të reduktuar rastet e dhunës në familje. Sinjalet e dhunës ndaj grave në Bullgari janë shtuar në kuadër të pandemisë Covid-19. Për këtë alarmon organizata joqeveritare “Zonta International” në Bullgari. Përfaqësuesja e organizatës Bistra Ilieva tha se çdo e treta grua në Bullgari është nënshtruar dhunës në familje dhe që nga fillimi i vitit 15 gra kanë vdekur si pasojë e dhunës në familje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD

Erërat e forta uragane shkaktuan dëme në qytetin Vraca dhe në zonën përreth

Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..

botuar më 24-11-21 9.15.PD