Një nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik të autobusit maqedonas në autostradën e Strumës, Lulëzim Sulejmani, është shtetas serb nga Presheva. Nga spitali i urgjencës Pirogov në Sofje, ai tha për televizionin shqiptar Klan se fatmirësisht ka qenë i zgjuar në momentin e ngjarjes. Autobusit i kanë plasur gomat dhe ka nisur një zjarr me shumë tym. Sulejmani ka arritur të thyejë xhamin e pasmë dhe të largojë të fejuarën e tij Medinën dhe pesë pasagjerë të tjerë.
Ambasadori i Serbisë në Sofje, Željko Jović e ka vizituar Lulëzim Sulejmanin në spital. “Megjithë lëndimet e tij, ai ka ndihmuar në evakuimin e pasagjerëve”, thuhet në faqen zyrtare në Twitter të Ambasadës Serbe në Bullgari.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..