Një nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik të autobusit maqedonas në autostradën e Strumës, Lulëzim Sulejmani, është shtetas serb nga Presheva. Nga spitali i urgjencës Pirogov në Sofje, ai tha për televizionin shqiptar Klan se fatmirësisht ka qenë i zgjuar në momentin e ngjarjes. Autobusit i kanë plasur gomat dhe ka nisur një zjarr me shumë tym. Sulejmani ka arritur të thyejë xhamin e pasmë dhe të largojë të fejuarën e tij Medinën dhe pesë pasagjerë të tjerë.
Ambasadori i Serbisë në Sofje, Željko Jović e ka vizituar Lulëzim Sulejmanin në spital. “Megjithë lëndimet e tij, ai ka ndihmuar në evakuimin e pasagjerëve”, thuhet në faqen zyrtare në Twitter të Ambasadës Serbe në Bullgari.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..