Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qëndrimi i Bullgarisë për perspektivën evropiane të Shkupit është i pandryshuar

Rumen Aleksandrov
Foto: mfa.bg

Qëndrimi i Bullgarisë për fillimin e negociatave për aderimin e Maqedonisë së Veriut në BE mbetet i pandryshuar. Këtë e tha në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme në Bruksel ambasadori bullgar Rumen Aleksandrov.

Pasi shprehu ngushëllimet e thella për incidentin me autobusin maqedonas në autostradën “Struma” në Bullgari dhe njerëzit e vdekur, Aleksandrov theksoi se Shkupi ende nuk i plotëson kriteret për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ai shtoi se Sofja ka propozuar në muajt e fundit një sërë opsionesh për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Shqipëria duhet të vlerësohet sipas meritave të veta dhe është e gatshme për përparimin e saj në rrugën drejt BE-së”, shtoi Aleksandrov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristijan Mickovski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mickovski ka marrë mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka marrë mandatin deri më 24 qershor për të paraqitur në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë së re të Maqedonisë së..

botuar më 24-06-07 7.30.MD

Fushata për zgjedhjet evropiane mbeti nën hijen e zgjedhjeve të radhës të parakohshme parlamentare në Bullgari

Të dielën, më 9 qershor, Bullgaria zgjedh përbërjen e Asamblesë së 50-të Kombëtare. Këto janë zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare me radhë brenda dy vitesh e gjysmë , por këtë herë ato përkojnë edhe me zgjedhjen e Parlamentit të ri Evropian..

botuar më 24-06-06 7.30.PD
Dobromir Zhivkov

48.3% duan të votojnë për parlamentin kombëtar dhe 47.4% për Parlamentin Evropian

290 mijë bullgarë që duan të votojnë më 9 qershor nuk kanë vendosur ende se për kë. Ky është 10% e atyre që deklarojnë se do të shkojnë për të votuar, tha për bTV Dobromir Zhivkov nga “Market Links”. Sipas sondazhit të agjencisë, formacionet politike..

botuar më 24-06-05 11.27.PD