Në fund të muajit tetor në kuadrin e festivalit më të vjetër të filmit dokumentar DOK Leipzig u zhvillua premiera botërore e filmit dokumentar bullgar "Makinat me të cilat pushtuam kapitalizmin"të tandemit krijues Georgi Bogdanov dhe Boris Misirkov. Tani, vështrimi artistik mbi automobilat socialiste nga e kaluara, pronarët e tyre sot dhe të ardhmen e ëndërruar për ta ka vazhdimin e vet tematik me një ekspozitë-instalim në Bratislavë.
“Nëpër gjurmët e së kaluarës së lavdishme” është një nga tre ekspozitat bazë fotografike në kuadrin e Muajit të fotografisë sivjet në kryeqytetin sllovak. Ajo është e vendosur në katër salla të mëdha të pallatit “Pistori” /Pisztory Palace/, të cilët të dy artistët e kanë kthyer në katër kapituj të veçantë të një tregimi statik të filmit.
Ekspozita përbën portrete të 15 pronarëve të automobilave retro, të cilët Bogdanov dhe Misirkov i “kanë shpënë” në vendin e dashur prej tyre. Të dy fotografët i përcaktojnë dhe ekspozitën dhe filmin si një lloj studimi për këtë se cila është trashëgimia, të cilën e mbajmë nga socializmi dhe nëse ka nostalgji në shtetet e ndryshme evropiane për të. Prandaj dhe protagonistët e tyre janë të fotografuar në Norvegji, Rusi, Çeki, Gjermani dhe Bullgari.
Ekspozita “Nëpër gjurmët e së kaluarës së lavdishme” mund të shikohet deri më 30 nëntor në pallatin “Pistori” në Bratislavë, kurse ëndrra e dy fotografëve është të gjejnë një vend të madh të përshtatshëm që të mund ta tregojnë mot dhe përpara publikut vendas.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /Agitprop
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..