Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në qytetin anglez të Eastbourne do të admirojnë "Detin, zemrën, dhe qiellin" e Varnës

Foto: Pixabay

Si është zhvilluar qyteti Varna gjatë 100 vjetëve të fundit nga pikëpamja kulturore, arsimore dhe turistike?  Këtë do të kenë mundësi të shikojnë nga data 20 nëntor banuesit dhe miqtë e qytetit anglez Eastbourne, mikpritës i ekspozitës “Deti, zemra, qielli”. Iniciativa është e bashkisë joformale për art social “100 Fytyra” dhe i është kushtuar 100 vjetorit nga shpallja e qytetit Varna për një qytet turistik. Në të, në një mënyre atraktive të rinjtë mbledhin një histori një shekullore në një shirit fotografik të gjatë gjashtë metra me imazhe nga e kaluara e kryeqytetit tonë detar.“Do të tregojmë dhe video të ndryshme me pamjen e qytetit gjatë viteve dhe postere”, tregojnë organizatorët.

Në Eastbourne, “Deti, zemra, qielli” do të eksponohet në qendrën sociale për arte, e cila gjendet në zemrën tregtare të qytetit. Vendi do t’u japë mundësi njerëzve të cilët kalojnë rastësisht aty të mund të shikojnë bukuritë e Varnës. “Ne kemi bërë një fotografi shumë të madhe, 3 me 2 metra, të një peizazhi detar nga qyteti me idenë që kjo të zgjojë një dëshirë tek anglezët për ta vizituar mot Varnën” - pohon Todor Gerov. Ai dhe kolegët e tij shpresojnë se së shpejti projekti “Deti, zemra, qielli” do të prezantohet dhe në Londër. Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD