Prindërit do të protestojnë të shtunën para presidencës, duke kërkuar që nxënësit e klasave 5-12 të kthehen në shkollë. Në një intervistë për BNR, Ralica Vaçkova, një nga nënat që do të marrë pjesë në protestë, tha se në takimet me Ministrin e Arsimit, Nikollaj Denkov, prindërit kanë kërkuar që para fillimit të vitit shkollor të planifikohen teste jo-invazive për Covid-19 për fëmijët që të mund të mësojnë në shkollë.
"Ne pamë se në Evropën Perëndimore fëmijët nuk u pezulluan nga shkolla vitin e kaluar në saje të testeve të rregullta," tha ajo. Sipas saj, ka “dy grupe prindërish”. Sipas njërit, fëmijët duhet të shkojnë në shkollë pa respektuar asnjë masë, sipas grupit tjetër fëmijët duhet të mbyllen në shtëpi. "Ndërsa shumica dërrmuese e prindërve bullgarë presin në heshtje vendime nga ata nga të cilët varet e gjithë kjo, por ata nuk e kryejnë punën e tyre.”Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..