Ambasadori bullgar në Ukrainë Kostadin Koxhabashev u thirr në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës për shkak të një pohimi të Presidenti Rumen Radev për Gadishullin e Krimesë gjatë debatit parazgjedhor me Anastas Gerxhikovin. I pyetur nga Gerxhikovi se kujt i përket Krimea, Radev tha: "Krimea është ruse". Sipas palës ukrainase deklarata e Radevit është e pasaktë dhe e papranueshme. "Ajo është në kontrast të plotë me qëndrimin zyrtar të Sofjes në mbështetje të sovranitetit territorial të Ukrainës," thuhet në deklaratë. Autoritetet në Kiev presin që Presidenti bullgar të tërheqë fjalët e tij.
Lidhur me këtë rast zëdhënësi i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm Peter Stano kujtoi se nga pikëpamja e BE-së dhe 27 vendeve anëtare të saj, Krimea është territor ukrainas.Ndërtimi i njësive 7 dhe 8 të centralit atomik “Kozlloduj” është strategjikisht i rëndësishëm për Bullgarinë, tha kreu i GERB dhe kryetari i grupit parlamentar të partisë, Bojko Borisov. Borisov, së bashku me Ministrin e Energjisë Zheço Stankov..
Bullgaria mund të jetë një partner strategjik i Japonisë për rajonin e Evropës Lindore dhe Qendrore, tha presidenti Rumen Radev. Ai u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve në mëngjesin e biznesit të organizuar nga Shoqata e Bizneseve Japoneze-Bullgare..
“Vëzrazhdane” po i dorëzon një votë mosbesimi qeverisë së Rosen Zheljazkovit për shkak të “dështimit sistematik në politikën e jashtme”. Në vend që të mbrojë interesin kombëtar, kabineti po ndjek verbërisht vijën konfrontuese të elitës liberale..
74% e të rinjve bullgarë janë pak a shumë duke e shqyrtuar idenë e emigrimit jashtë vendit, sipas një sondazhi ndër të rinjtë në Evropën Juglindore të..
Stabile janë lëndimet e të 15 viktimave të tragjedisë në qytetin maqedonas të Koçanit dhe të shtruar në spitalet në Bullgari. Ata trajtohen sipas të..
“Vëzrazhdane” po i dorëzon një votë mosbesimi qeverisë së Rosen Zheljazkovit për shkak të “dështimit sistematik në politikën e jashtme”. Në vend që..