Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Millka Andreeva – një zë i artë nga Stranxha

Foto: Facebook /Millka Andreeva

Sivjet këngëtarja e njohur nga krahina folklorike e malit Stranxha Millka Andreeva shënon përvjetorin e 70 me suksese dhe çmime të merituara. Veçanërisht vlerësohet këndimi i saj i lashtë, i cili është një model i stilit të saktë të traditës së Stranxhës. Në repertorin e vet solo ajo nuk lejon ndryshime në melodinë dhe në dialektin specifik, në të cilin tingëlluan këngët në kohën e tubimeve të dikurshme në fshatin e saj të lindjes Bogdanovo, rajoni i qytetit Burgas.

Duke trashëguar gjeniun muzikor nga e ëma, që nga fëmijëria Millka Andreeva ishte veçanërisht e magjepsur nga këngët e ngadalta me ornamentikë të pasur të krahinës Stranxha. Pikërisht ato këngë rezultuan të ishin çelësi i sukseseve të saj në të ardhmen. Nuk vonojnë edhe çmimet e para nga tubimet e këndimit në fshatrat e malit Stranxha - Bosna (1966) dhe Gramatikovo (1971), ku ajo u dekorua me medalje të arta. Të tilla janë edhe çmimet nga tubimet në Koprivshtica. Që nga viti 1969, pas një konkursi, Millka Andreeva u pranua në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore “Stranxha” – Burgas, të cilit i kushtoi 20 vjet. Timbri i saj i kulluar, ornamentika e bukur dhe repertori i pasur u vunë re nga specialistët e Radios Kombëtare Bullgare. Në vitin 1976 Millka Andreeva për herë të parë bëri incizime në shoqërim të Grupit të Stranxhës. Personalisht kompozitori Krasimir Kjurkçijski vlerësoi lartë mënyrën e saj të veçantë të këndimit.

„Stanka i fliste hallës“

Për Radio Bullgarinë Millka Andreeva ndau disa kujtime në lidhje me librin e saj biografik “Zëri i artë i Stranxhës” dhe tregoi për çmimet dhe njohjen e tanishme

“Për mua kënga është jeta, forca, bukuria, dashuria, që rinon shpirtin tim. I falënderoj Shtëpisë Botuese “Libra” që në ditëlindjen time të 70-të më solli dhuratë – libri “Zëri i artë i Stranxhës”. Më 1 tetor më ftuan në një festë në qytetin bregdetar Çernomorec, e cila përkonte me ditëlindjen time. Më dhuruan botimin pilot të librin mbi të cilin bashkë me redaktoren Teodora Ivanova punuam pothuajse një vit të tërë. I kushtoj burrit tim të ndjerë – kjo ishte ëndrra e tij dhe në se ai ishte në këtë botë do të gëzonte shumë. Mbaj kujtime të mrekullueshme nga e gjithë jeta. Kur  për herë të parë u shfaqa në një konkurs të këndimit në Bosnjë, isha 16 vjeçe. E ndjeva se zëri im arrin te zemrat e publikes. Në vitin 1972 në një nga festivalet e shumta ndërkombëtare folklorike, në të cilat u prezantova, kur nisa të këndoj “Kara Denko” publiku mirëpriti interpretimin me duartrokitje të stuhishme dhe disa herë bis. U prezantova edhe në skena ndërkombëtare – në Poloni, Francë, Austri dhe gjithmonë publiku admironte zërin tim. Edhe në Algjeria e krahasuan me flori. Prandaj e titulluam edhe librin “Zëri i artë i Stranxhës”.

„Blegërin qengji laraman“

Millka Andreeva ndan gjithashtu se gjatë dhjetë viteve të fundit arti i saj vlerësohet shumë lartë në Ukrainë, dhe pjesëmarrjet e saj në koncerte dhe veprimtari të tjera janë të shumta. Për shfaqjet e fundit ajo tregon:

“Në vitin 2020 më ftuan për të marrë pjesë në Konkursin Ndërkombëtar online “Pontijskaja arena” – Kiev. Më vonë mësova se Ministria e Kulturës e Ukrainës më dekoroi me Grand Prix. Personalisht drejtori erdhi në Bullgari për të më dorëzuar diplomën dhe statujën. Nga Universiteti i Kievit për Kulturë dhe Art më ftuan për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Muzikore në prill të këtij viti. Ndër pjesëmarrësit nga 12 shtete isha e vetmja nga Bullgaria. Prezantova folklorin dhe traditat e rajonit të malit Stranxha. Veshur me kostum popullor, interpretova këngë për secilën nga festat të cilat prezantova. Në vazhdim të dy ditëve fola para studentëve për folklorin e krahinës Stranxha. Zhvillova edhe një klasë të mjeshtërisë.”

Ndër festat e ardhshme në lidhje me 70-vjetorin e këngëtares Millka Andreeva është edhe prezantimi zyrtar i librit “Zëri i artë i Stranxhës” në qytetin Burgas.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD