Lutieri i ri bullgar Georgi Nikollov, i cili jeton dhe punon në Cremona të Italisë - "Meka" е mjeshtërve të instrumenteve me tela, fitoi dy konkurse në Itali në nëntor. Violina e tij fitoi çmimin e parë në kategorinë "Profesionistët" në konkursin vjetor të Shoqatës Kombëtare të Lutierëve Italianë, ndërsa violat e tij u vlerësuan së fundmi në edicionin e parë të konkursit "Marino Capicchioni".
Vëllai i tij Nikolla Nikollov gjithashtu solli çmime për Bullgarinë nga të njëjtat dy gara. Të dy janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve Plastike dhe Dizajnit "Akademik Deçko Uzunov" në Kazanllëk, ku babai i tyre ishte mësues deri vonë.Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..