Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria livron mjete për rinovimin e Manastirit “Zografski”

Manastiri "Zografski"
Foto: arkiv

Qeveria ka miratuar mjete për të përfunduar riparimet në pjesën lindore të Manastirit bullgar “Zografski” në Malin e Shenjtë, bëri të ditur shërbimi për shtyp i qeverisë.

Krahu lindor u ndërtua 200 vjet më parë dhe aktualisht atje po zhvillohet punë restauruese e cila filloi që në vitin 2019. Forcimi konstruktiv i krahut është duke u përfunduar. Me akoma 1.15 milionë euro shtesë do te kthehet pamja autentike e manastirit, i cili ndër shekuj ka qenë një shtyllë e spiritualitetit bullgar.

Mbështetja dhe kujdesi i shtetit synon ruajtjen e karakterit sllavo-bullgar të manastirit “Shën Dëshmori i Madh Gjergji Zograf”, i njohur gjithashtu si Manastiri “Zografksi”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kompania 4093 – Emigrantët bullgarë krijojnë një njësi ushtarake speciale përtej Perdes së Hekurt

Kompania Kombëtare Bullgare Vullnetare 4093, si pjesë e Forcave të Armatosura Amerikane në Gjermaninë Perëndimore, u krijua më 20 tetor 1951. Ky nuk është një proces i lehtë, por tregon se ka një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh tanë që nuk janë..

botuar më 24-05-06 7.30.PD

Mijëra njerëz festuan 148 vjet nga shpallja e Kryengritjes së Prillit në Oborishtе

Mijëra bullgarë morën pjesë në pelegrinazhin kombëtar në zonën historike "Oborishte", rajoni i Pazarxhikut, ku në prill të vitit 1876 u krijua Kuvendi i Parë Kombëtar Bullgar dhe delegatët vendosën shpalljen e Kryengritjes së Prillit. Në fjalimin..

botuar më 24-05-02 4.18.MD
“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD