Gjatë negociatave për një kabinet të ri fillimisht do të punohet për një marrëveshje të detajuar koalicioni. Në të do të caktohen qëllime dhe afate të qarta katërvjeçare, tha për BNR Lena Borisllavova nga ekipi juridik i “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Ajo theksoi se mes formacioneve të përfshira nga projekti politik në negociata - BSP, “Bullgaria Demokratike” dhe “Ka një popull të tillë”, ka më shumë vija të përbashkëta sesa vija ndarëse. “Sipas neve kryeprokurori ose duhet të hiqet si një figurë e plotfuqishme, ose të reduktohet në një drejtues administrativ, siç është rasti në shumë vende evropiane”, tha Borisllavova. Nga fjalët e saj u bë e qartë se për të dalë nga kriza energjetike do të nisin urgjentisht negociatat për tregtimin e gazit më të lirë azerbajxhanas. Ajo theksoi gjithashtu se “Po e vazhdojmë ndryshimin” është i vendosur për vaksinimin vullnetar.
Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..