Tashmë kanë nisur negociatat për mbështetjen e një kabineti të ardhshëm me mandat të formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Këtë e bëri të ditur për BNR-në Daniel Lorer nga partia fituese e zgjedhjeve parlamentare, duke saktësuar: “Sot po flasim me “Ka një popull të tillë”, me BSP-në dhe me “Bullgarinë Demokratike”. Duke pasur parasysh situatën dinamike në drejtoritë e tyre, bisedimet aktualisht janë joformale”.
BSP dhe “Bullgaria Demokratike” kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në bisedime. Deri më tani, “Ka një popull të tillë” nuk pranon të komentojë. GERB-SDS dhe DPS nuk janë ftuar për bisedime. Partia “Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/ shpalli se është e gatshme të negociojë vetëm në rast se ka angazhim nga ana e "Po e vazhdojmë ndryshimin" për heqjen e masave kufizuese për shkak të Covid-19, por "Po e vazhdojmë ndryshimin" nuk e pranoi këtë kusht, tha Lorer.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..